E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

TAP përfundon transportin detar të tubave në Shqipëri

Tap shkarkoi më 16 qershor sasinë e tubave që do të përdoren për ndërtimin e segmentit tokësor të Gazsjellësit Trans Adriatik në vend.  Në port u shkarkua nga anija e 15-të, ngarkesa e fundit prej 726 tubash çeliku të cilët vinin nga Gjermania.

 

 

Menaxheri i projektit TAP për Shqipërinë, Karl Roberts, u shpreh se shkarkimi i tubave dhe bërrylave ka qenë një operacion i organizuar me saktësi të lartë. Tubat janë transportuar deri në Durrës nga kontraktori i TAP, Salzgitter Mannesmann International GmbH, duke përdorur kompaninë INTRAHA Reederei-Kontor GmbH, e cila ka qenë përgjegjëse për transportin detar, shkarkimin dhe transportin deri në sheshin kryesor të magazinimit.

Reklamë

 

Falenderime për mbarëvajtjen e këtij procesi i takojnë edhe Diamant Logistics, një nënkontraktor i rëndësishëm në transportin e tubave.”

 

 

I gjithë procesi është kryer brenda afateve kohore të përcaktuara dhe duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë teknike. Dërgesa e fundit detare shënon përmbylljen e një faze tjetër shumë të rëndësishme në ndërtimin e gazsjellësit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë