Subscribe

Teksa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka vënë në vështirësëi furnizimin me gaz natyror të Europës por jo vetëm, TransAdriatik Pepline, TAP njoftoi këtë të enjte se një sasi prej 10 miliard metër kub nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Europë.

Kjo është mundësuar nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipio në kufirin Greqi-Turqi. Lajmi është njoftuar në faqen zyrtare të kompanisë, ku  sqarohet se një sasi 85 mliard është shpërndarë në Itali.

 

“10 miliardë metër kub (bcm) është një arritje simbolike, por shumë e rëndësishme. Pak më shumë se një vit nga fillimi i aktivitetit tregtar, kemi ofruar shërbim efikas, të vazhdueshëm dhe të besueshëm për transportuesit tanë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Europë.  Aktualisht kemi mundësinë të arrijmë kapacitetin e plotë të transportit prej 10 miliardë metër kub në vit. Për më tepër, mund të shtojmë më tej kapacitet nëpërmjet ankandeve me afat të shkurtër”, tha Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it.

 

Sipas  përfaqësuesit  të kompanisë, transporti i sasisë së parë të gazit natyror prej 10 miliardë metër kub (bcm) në Europë, rrit likuiditetin në tregjet e gazit dhe përforcon rolin e TAP si një transportues i besueshëm që mund të japë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e energjisë në Europë.

 

Të dhënat flasin se TAP mund të rrisë kapacitetin duke u zgjeruar në disa faza deri në 20 miliard metër kub brenda 45 muajve në bazë edhe të kërkesave të akumuluara.

 

TAP trasnporton gaz nga fushat e Shah Deniz në Azerbajxhan drej eurpoës dhe është një investim strategjik për të ulur varësine e gazit nga Rusia.

 

Ai është I gjatë 878 km dhe lidhet me gazsjellësin Trans-Anatolian pranë kufirit turko –grek, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë  në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *