E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tanja Fajon: Macron zgjohu! Shqipëria e Maqedonia e Veriut meritojnë negociatat

Anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon, ka reaguar pas qëndrimit të përsëritur të presidentit të Francës Emanuel Macron për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Fajon përmes  jë postimi në profiling e saj shkruan se ky është një turp dhe se Macron duhet të zgjohet.

 

Reklamë

Sipas saj të dy vendet i kanë bërë detyrat e shtëpisë dhe tani është rradha e këshillit të BE për të përmbushur pjesën e tij dhe të çele negociatat.

 

“Është një turp i madh”, ka shkruar Fajon në Facebook, “Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE-ja të tregojë maturim politik dhe përgjegjshmëri! Liderët e këtyre vendeve I kanë bërë “detyrat” e tyre! Tani është koha që Këshilli i Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij dhe të pranojë më në fund celjen e negocjatavë të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë