E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Talibanët dhe delegacioni afgan të vendosur për paqe, vazhdojnë bisedimet në Katar

Përfaqësuesit e talibanëve dhe delegacioni afgan i kryesuar nga ish-presidenti Hamid Karzai thanë se do të vazhdojnë bisedimet e paqës.

 

Rreth 40 politikanë afgan, pa përfaqësuesit e qeverisë, u takuan me talibanët në Moskë për negociata të cilat synojnë të arrijnë paqes në Afganistan.

 

Reklamë

Të dyja delegacionet u pajtuan të vazhdojnë bisedimet në Katar përderisa ish-presidenti Karzai tha se diskutimet kanë qenë “të kënaqshme”.

 

Megjithatë, takimi u kritikua nga presidenti afgan, Ashraf Ghani i cili tha se “bisedimet janë mbajtur nga individë të pavarur”.

 

Takimi i Moskës erdhi pasi bisedimet më të gjera të paqes që përfshijnë zyrën politike të talibanëve në kryeqytetin e Katarit, Doha, duket se po fitojnë një momentum të ri, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të talibanëve për t’u takuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e qeverisë afgane./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë