Një 52-vjeçar, që punonte si taksist, u prangos nga efektivët e Lezhës.

 

Ai u kap teksa transportonte 10.2 kg kanabis me taksinë e tij.

 

Policët i bënë me shenjë që të ndalonte makinën, por 52-vjeçari tentoi të arratisej, raporton “Vizion Plus”. Më pas ai u përplas me një mjet policie.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *