Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat...

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të...

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi ynë i...

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të...

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet...

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh...

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar...

“Takova vetë vdekjen”, përlotet avokati Saimir Vishaj: E doja jetën, Zoti dhe mjekët bënë mrekulli

17 Shtator 18:55

Saimir Vishaj ka hequr petkun e avokatit këtë të mërkurë në studion e “Living Day” të moderatores Brunilda Lahe në Vizion Plus, dhe ka rrëfyer “rikthimin” e tij në jetë, pasi siç ai tregon katër muaj më parë takoi vetë vdekjen.

Avokati i njohur është rikthyer sërish pranë familjes, kolegëve, profesionit dhe qytetarëve për të dhënë kontributin e tij falë mrekullisë që bëri “Zoti dhe mjekët” sipas tij.

Ai ka rrëfyer se ra dy herë në koma dhe aty takoi vdekje, por rikthimi i tij në jetë ishte një mrekulli që mund ta bëjë vetëm Zoti dhe mjekët. Avokati rrëfeu të gjithë dramën dhe kalvarin e katër muajve të fundit.

Pjesë nga biseda:

Saimir Vishaj: Kam qenë në një seancë gjyqësore, pa dalë te dera kam rënë në tokë. Kam qenë në koma për 7 ditë, kam qenë në spitalin “Nënë Tereza”. Gjendja e komës ka vazhduar dhe intubuar, kur u ngrita dhe nuk e di çfarë kam, nuk më kishin gjetur asnjë diagnozë. Më kanë trajtuar shumë shumë mirë, por nuk më gjenin dot një diagnozë, u detyrova të iki në Itali. Sa shkova në shtëpi rashë sërish në koma për 7 ditë. Pastaj kërkova të ikja në një klinikë në Itali. Kam qenë thuajse gjysëm i vdekur. Në Itali më gjetën diagnozën, qendrova për 10 ditë në koma, arritën të zbulojnë që kisha një infeksion në mëlçi dhe zorrën e trashë, dhe nuk më shkonte oksigjeni në kokë. Më bënë një operacion dhe aty më gjetën dhe dy infksione në mushkëri. Pas katër muash kam qendruar i shtrirë, dhe sot jam ngritur në këmbë. Pas katër muajsh kam filluar seancat gjyqësore.

Brunilda Lahe: Ju jeni mësuar që në studio televizive por dhe në sallën e gjyqit flisni për tema të rënda, por sot po flisni për shëndetin tuaj. A keni patur probleme më herët?

Saimir Vishaj: Jo asnjëherë. Isha pak mbi peshë, por kisha nja 3 vjet që pije alkoolike dhe cigare i kisha lënë. Por erdhi momenti që duhet të takoja vdekjen (përlotet). Ka qenë një moment shumë i vështirë.

Brunilda Lahe: Avokat merrnin kohën tuaj për të rrëfyer historinë tuaj.

Saimir Vishaj: Në momentin që isha në koma ishte baraz me vdekjen, por kisha një jetë që më kërkonte. Zoti më solli në jetë. Mbase dhe ekipet mjekësore dhe teknologjia, arrita të jem ky që jam sot. Më falni (përlotet).

Brunilda Lahe: Këto janë mësimet më të vyera që dikush mund të japë. Ja keni hedhur vdekjes.

Saimir Vishaj: Situata ka qenë shumë më e rëndë, qoftë mjekët e Shqiëprisë apo mjekët italianë arritën të më rikthenin në jetë. Më dhanë optimizëm, më dhanë forcë, u riktheve në punë, pasi ndihem po ai Saimir. Mundohem të largoj stresin, mundohem ta marr jetën më lehtë, pasi kam punuar 24 orë në ditë në mbrojtje të mijiëra personave. Kam dhënë kontribut për të mbrojtur garancitë proceduriale që kanë patur të pandehurit, por edhe psikolog për familjarët e tyre.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret
Tagged:
Avokati Saimir Vishaj Sëmundja Vdekja Vizion Plus Zoti

Nga e njëjta kategori

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd”, pas largimit si ministër reagon Besfort Lamallari: Mirënjohje gjithmonë kryeministrit

më shumë...

Vrau 24-vjeçarin në derë të shtëpisë, lihet në burg autori në Shkodër, “kyç” gojën në Gjykatë

më shumë...

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në cilat zona të Tiranës gjenden apartamentet me 60 mijë euro

më shumë...

“Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon largimin e Lamallarit nga ministria e Brendshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:05

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën...

2:56

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët...

2:51

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e...

2:50

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni...

2:42

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të...

2:40

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi...

2:23

Kur e kupton që një djalë të...

2:23

Reklamonin p*ostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen tre...

2:20

Tre shenjat e zodiakut që s’do ta...

2:06

GJKKO në mbrojtje të magjistratëve, padi kundër...

1:50

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për...

1:37

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen...

1:36

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja...

1:19

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë,...

1:03

“Nuk ka nder më të madh se...

12:55

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës,...

12:47

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie,...

12:40

Plagosja e tre të rinjve në Durrës,...

12:33

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave...

12:14

Afërdita hyn në Akrep më 10 shtator,...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.