E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Takimi Ramës tek Arkitektura, një pjesë e studentëve ikin nga salla

Studentët e Universitetit Politeknik në Tiranë, siç ka ndodhur dhe në universitetet e tjera kanë braktisur takimin  me kryeministrin Edi Rama.

 

Në këtë takim shefi i qeverisë ka theksuar se tarifat për masterat nuk mund të ulen, ndërkohë që premtoi se ministritë përkatëse do të kenë fonde sipas fakulteteve përkatëse për punësimin e studentëve.

 

Reklamë

Ndërkohë duket se për studentët fjala e kryeministrit nuk është e sigurtë, dhe një studente nga fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, i ka thënë Ramës se në këtë takim ai kërkoi që të bëjë monolog dhe jo të dialogojë.

 

Studentja: Më keni marrë në telefon dje në orën 10 të darkës.

Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë

Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

 

Menjëherë pas këtij debati një pjesë e studentëve janë ngritur dhe janë larguar nga salla.

Më shumë video

Reklamë