Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Cipras dhe Zoran Zaev, së bashku me homologët e tyre nga Mali i Zi, Dushko Markoviç dhe Bosnjë e Hercegovina, Denis Zvizdicdo, të takohen sot në Mostar në Bosnjë Hercegovinë. Kryeministri grek do të marrë vlerësim nga qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Ballkan. Më pas Alexis Cipras dhe Zoran Zaev do ta nënshkruajnë kartën e paqes.  Një pjesë e mediave greke, çmimin e lidhin me Marrëveshjen e Prespës. Më pas do të ketë dhe një takim mes katër homologëve, i cili do të pasohet nga  një konferencë e përbashkët përpara mediave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *