Policia e Shtetit ka reaguar pas mini-mitingut të kryedemokratit Lulzim Basha në Kavajë, i cili shkeli masat antiCovid duke mbledhur dhjetëra simpatizantë.

 

Në njoftim nënvizohet se Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit, deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, ndërsa kërkohet nga ana e partive  politike bashkëpunim dhe mirëkuptim.

 

“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve. Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *