Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, ka pritur në takim një Gjeneralin Tod Wolters.

 

Sipas njoftimit të shpërndarë nga ambasada në rrjetin social Facebook, bëhet me dije se Gjenerali është takuar me marinsa dhe atashe në vendin tonë.

 

“Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti të enjten në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë Gjeneralin Tod Wolters, Komandant Suprem i Aleatëve Europianë dhe Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë. Gjenerali Wolters u takua me Marinsat të cilët mbrojnë Ambasadën tonë dhe Atashetë të cilët forcojnë marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada.

 

Tod Wolters u nderua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.

 

Gjatë ceremonisë së nderimit Wolter shprehu vlerësime për vendin tonë teksa tha se Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *