Ish-ministri i brendshëm,Tahiri ka ankimuar vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit ndaj tij me tre muaj të tjerë, duke kërkuar që dosja të shkojë në gjykatë.

 

Një javë më parë prokuroria e krimeve të rënda vendosi të shtyjë hetimet për tahirin, për shkak të pritjes së letërporosisë nga Italia dhe Mali i Zi, si dhe për disa veprime të tjera hetimore.

 

Mësohet se tashmë letërporosia nga Italia ka mbërritur dhe është në fazën e përkthimit në ministrinë e drejtësisë.

 

Po ashtu, autoriteteve italiane iu është kërkuar që të verifikojnë edhe një udhëtim në vitin 2014 të familjarëve të Tahirit me Mojsi Habilajn.

 

Sajmir Tahiri është nën hetim që prej një viti.

 

Ai dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve për të bere trafikun e drogës drejt Italisë, duke perfituar shuma te medha parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *