Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

Rusia kërcënon Britaninë dhe Francën: Do të godasim objektet...

I dënuar për masakrën e Srebrenicës, ndërron jetë “kasapi...

Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë në fuqi...

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari:...

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për vdekje të...

Tragjedi në familjen shqiptare! Banesa përfshihet nga flakët, humbin...

Shefi i CIA-s ishte në Moskë për të paralajmëruar...

“Nëse po e shihni këtë, koha ime ka ardhur”,...

“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime zgjedhore”, Bylykbashi:...

I dënuar për kultivim droge, 61-vjeçari në Krujë kapet...

Tabaku: Vendimi i sotëm për inceneratorin e Tiranës një thërrime në përgjegjësinë e atyre që e ideuan dhe firmosën

16 Prill 16:20

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas dënimeve që dha GJKKO ndaj të pandehurve të çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Tabaku tha se “dënimet e gjykatës janë thërrime krahasuar me çfarë realisht duhet hetuar dhe dënuar”.

Deklarata e Tabakut:

Vendimi gjykatës sot për çështjen e inceneratorit të Tiranës, është një thërrime në përgjegjësinë që duhet të ishin përpara drejtësisë, kushdo që e ka ideuar, konceptuar, miratuar dhe zbatuar, por ndërkohë vazhdon dhe paguan dhe sot e kësaj dite çdo ditë 88 mijë euro.

Përgjegjësit e inceneratorit të Tiranës, ashtu siç e ka faktuar dhe PD, nëpërmjet komisionit hetimor të inceneratorëve, nisi nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ka firmosur të gjitha dosjet, por njëkohësisht edhe vendimet për inceneratorin e Tiranës.

Engjëll Agaçi, personi përgjegjës i cili ka krijuar të gjithë infrastrukturën ligjore, për të mbështetur inceneratorin e Tiranës.

Erion Veliaj, i cili është i pari që nën dëshmi ka shkelur ligjin duke firmosur një kontratë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe duke angazhuar 130 mln euro nga qytetarët e Tiranës.

Arben Ahmetaj, i cili rezistoi, por më pas pranoi për ti dhënë dakordësinë kësaj kontrate.

Damian Gjiknuri për mos ndërprerje të kontratës dhe përgjegjës kryesor për zbatimin e saj.

Belinda Balluku e cila kishte përgjegjësinë për Njësinë e Zbatimit të Projektit, për pagesat e përditshme të inceneratorit.

Lefter Koka, njëkohësisht si iniciatori i ofertës së pa kërkuar.

Një sërë zyrtarësh të nivelit të dytë, rreth 60 të tillë të përfshirë në vendimin për inceneratorin e Tiranës.

Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e tre personave, që nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, që nuk e njihnin sektorin, që nuk kishin absolutisht asnjë burim financiar për të mbështetur këtë projekt, dhe morën një kontrate prej 130 mln eurosh, dhe që sot po shkon në 390 mln euro, që njihet si vjedhja më e madhe e shekullit.

Gjatë komisionit hetimor ne i hapëm dyert publikut për të bërë transparencë dhe qytetarët panë se, inceneratori përveç të gjithë këtyre pagesave që vazhdojnë e bëhen deri më sot, 100 mln euro kanë arritur deri ditën e sotme.

Përveç shkeljes së ligjit, përveç korrupsionit, përveç përfshirjes politike, ai nuk ekziston.

Dhe sot ndërkohë që po flasim, plehrat e Tiranës dergjen në landfillin e Sharrës, duke prodhuar jo vetëm ndotje për qytetarët, por duke prodhuar dhe aferën më të madhe, korruptive.

Sot në Sharrë është instalacioni më i madh i korrupsionit, por ndërkohë nga ana tjetër është edhe instalacioni i përfshirjes së politikës, me mafian e mbetjeve.

Partia Demokratike nuk do të reshtë jo vetëm së denoncuari këtë aferë, ashtu siç kemi bërë. Rreth 12 padi sot janë dorëzuar në SPAK për inceneratorin e Tiranës, mijëra faqe dokumente të cilat provojnë përfshirjen e politikës, krimit të organizuar, mbështetjen politike që i është dhënë këtij projekti, dhe njëkohësisht edhe përfshirjen e të gjithë zyrtarëve, së pari të nivelit të parë politik, nga kryeministri dhe ministrat, deri te kryetari i bashkisë dhe së dyti të gjithë zyrtarëve të nivelit të dytë.

Menjëherë pas 11 majit, Partia Demokratike do të ndërmarrë një reformë të plotë në të gjitha kontratat publike duke nisur me inceneratorin e Tiranës, duke reformuar jo vetëm sistemin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, por të gjithë sistemin me të cilin sot, bashkia e Tiranës së pari dhe të gjitha bashkitë e tjera, në mënyrë kriminale mbledhin taksat e rritura të qytetarëve për pastrimin dhe i çojnë ato tek inceneratori që nuk ekziston.

Kjo çështje do të ketë drejtësi, një ditë do të ketë drejtësi dhe këtë drejtësi do të ua ofrojmë ne qytetarëve, për të gjithë ato që sot vazhdojnë e paguajnë taksat në inceneratorin e korrupsionit, që sot dergjet në landfillin e Sharrës.

Posted Under:
Politike
Tagged:
inceneratori Tabaku Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë në fuqi vendimin e KQZ-së për kryetarin e Bashkisë së Kuçovës

më shumë...

“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime zgjedhore”, Bylykbashi: Në Durrës, është kryekoordinator i vjedhjes së votës!

më shumë...

Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

më shumë...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë, apo dorëzim me kusht?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:29

Kapet me armën gati për qitje, arrestohet...

3:20

Zjarri i madh përfshin grumbullin e mbeturinave...

3:06

Rusia kërcënon Britaninë dhe Francën: Do të...

3:03

I dënuar për masakrën e Srebrenicës, ndërron...

2:41

I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet...

2:25

Meta vendos kufizime për të miturit, 18...

2:19

Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë...

1:56

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në...

1:55

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për...

1:41

Goditi bashkëshorten me sende të forta pas...

1:37

Mendon se të ka tradhtuar? Ja si...

1:35

Tragjedi në familjen shqiptare! Banesa përfshihet nga...

1:29

Analiza në ISHP për Virusin e Nilit,...

1:14

Bisedime pa rezultat! Kurti negocion me Abdixhikun,...

12:45

Shefi i CIA-s ishte në Moskë për...

12:41

“Rrugorja” e Korçës intensifikon kontrollet, 759 masa...

12:22

Strehoi 7 emigrantë nga Sudani për t’i...

12:13

“Nëse po e shihni këtë, koha ime...

11:51

“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime...

11:47

Email-i kërcënues alarmon edhe Shkodrën! Policia nis...

Më të klikuarat

  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.