Jorida Tabaku zhvilloi kete te merkure nje takim me sipermarrës dhe punonjës të sektorit të përpunimit të hekurit.

Ata iu ankuan kandidatës së deputete të PD për çmimet e rritura, të cilat rëndojnë drejpërdrejtë në biznesin apo jetën e tyre.

 

“Kam 20 vite që punoj. Çmimi i hekurit nuk ka qenë kurrë më i rritur. Në këtë gjendje nuk ka qenë asnjëherë. Kam pasur deri në 6 punetorë, një periudhë kohe kam pasur deri në 15, kurse tani 2-3 i mban dot a nuk i mban dot”- tha një sipërmarrës në takim.

 

Krahas çmimeve të lëndës së parë, në njoftimin e PD, thuhet se ata shprehen shqetësim  edhe për faktin se janë dëmtuar edhe nga rritja e çmimit të energjisë elektrike apo edhe nga taksat, qëndrore e lokale,  e se u braktisën nga qeveria gjatë pandemisë.

 

Tabaku tha se Partia Demokratike nuk premton mrekullira, por garanton konkurencën e ndershme dhe reduktimin e burokracive, si dy nevoja kokrete për të lejuar biznesin e ndershëm të zhvillohet.

 

“Unë mendoj që Shqiperia bëhet ,nga njerëz të ndershëm si ju , por që ju duhet të keni mundësinë. Nuk ju premtoj mrekullira ,që njerëzit e dinë që nuk realizohen. Ju keni nevojë për dy gjera të vogla konkrete dhe kush janë? E para është konkurrenca e ndershme, që të hapet tregu dhe të keni mundësi të punoni. E dyta është reduktimi i i gjithë burokracive. Absolutisht asgjë tek asnjë zyrtar shteti, sot dalin si banda lëshohen.”- tha Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *