Kryeministri Edi Rama ndodhet në Poloni ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor. Por sipas PD, edhe në këtë samit Shqipëria doli e humbur pasi nuk arriti të siguronte dot asnjë fond.

 

Në një postim në “Facebook”, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se Shqipëria ka 6 vite që nuk po plotëson asnjë nga kriteret e procesit të integrimit. Sipas Tabakut, Shqipëria nuk po tregon asnjë seriozitet për të paraqitur projekte serioze dhe se sërish mbeti e fundit në rajon.

 

“Shqiperia kjo humbese e madhe ne Sumitin e Poznan! Nderkohe qe Samiti i Poznan po perfundon, Shqiperia po del me duart bosh nga ndarja e fondeve te procesit te Berlinit! Si gjithmone sic eshte bere normale Shqiperia ka 6 vite qe nuk ploteson asnje nga kriteret e procesit te integrimit perkundrazi kemi hapa pas, nuk tregon asnje seriozitet per te paraqitur projekte serioze si gjithe rajoni per te perfituar nga fondet e BE! Procesi i Berlinit u lancua nga Merkel per ti dhene nje shtyse procesit te integrimit ne Ballkanin Perendimor dhe qysh ne nisje Shqiperia deshtoi per te perfituar duke mbetur e fundit ne rajon ne te gjitha fazat. Sot nuk morem asnje lajm pozitiv per hapjen e negociatave ashtu si u vleresua fqinji jone Maqedonia Veriut, por asnje lajm pozitiv dhe per projektet infrastrukturore ashtu si perfitoi gjithe rajoni. Ashtu si shihet ne harte Maqedonia e Veriut perfitoi 2 projekte, Bosnja 2, Kosova 2, Serbia 1 e keshtu me rradhe! Procesi i i integrimit kerkon partnere serioze, kerkon rezultate e kerkon merite! Asnje nga keto fatkeqesisht nuk mund ta gjejme me qeverisjen e sotme. Sot zbatimi i ligjit, krimi e korrupsioni jane ne nivelet me te larta, sot vullneti politik po e con Shqiperine me drejtim tjeter e jo drejt BE! Eshte fatkeqesi qe mbas cdo sumiti ku ne duhej te prisnin rezultate, na shitet vetem foto e rradhes! Dhe kete here u theksua ajo qe gjithe shqiptaret kane pare e kane provuar, me Edi Ramen nuk ka negociata! Me Edi Ramen nuk ka zhvillim! Prandaj me 8 Korrik te gjithe do protestojne per ti hapur rruge zhvillimit te Shqiperise! Asnje hap pas!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *