Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncoi se shumë biznese dhe qytetarë nuk po marrin dot pagën e luftës, që sipas saj, e meritojnë. Tabaku tha në një deklaratë për mediat se qeveria po seleksionon mes biznseve dhe qytetarëve, duke i diskriminuar.

 

“Rezultati sot është tragjik. Mijëra shqiptarë, kryefamiljarë dhe prindër fëmijësh, janë të papunë, pa rrogë, pa të ardhura ndërsa qeveria vazhdon të furnizojë PPP-të me milionat e zakonshëm sikur asgjë mos të ketë ndodhur. Akoma më keq, qeveria po vështirëson pagesat duke seleksionuar mes bizneseve dhe qytetarëve. Sot mijëra biznese e punonjës janë duke u përjashtuar padrejtësisht nga mbështetja! I gjithë buxheti i shtetit dhe çdo burim duhet të jetë në dispozicion të shëndetësisë, të ndihmës sociale dhe të ekonomisë. Diskriminimi për bukën e gojës është i pafalshëm, kushton jetë dhe shëndet.”

 

Demokratja bëri thirrje t’i jepet fund diskriminimit dhe të gjithë ata që janë pa punë t’u sigurohet mbështetja minimale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *