Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk mban asnjë premtim për të ulur taksat. Ajo deklaroi se nën drejtimin e Ramës, ekonomia shqiptare nuk është përmirësuar.

 

“Investimet e huaja kanë rënë nivele minimale dhe vetëm 6 muaj e fundit kanë rënë me 100 mln euro. Çdo ditë janë mbyllur 50 biznese dhe vetëm gjatë pandemisë 30 000 biznese kanë deklaruar statusin inaktiv. Shqipëria ka rënie të prodhimit industrial me 11.2%. Shqiptarët besojnë gjithnjë e më pak se ekonomia do të ecë pozitivisht në vitet në vijim. Besimi në ekonomi ka rënë me 50.2 pikë minimum historic qe kur eshte krijuar treguesi. Dhe çfarë bën sot Rama? Riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash! Ai vërtet i mendon shqiptarët me memorie të shkurtër por gabohet.”

 

Jorida Tabaku premtoi se me ardhjen në pushtet të PD gjërat do të përmirësohen.

 

“Ne nuk bejmë propagandë. Ne flasim me fakte. Ne kemi ofertën tonë konkrete që nxit konsumin, rrit të ardhurat dhe prodhon një shtresë të mesme. Ofertën që mundëson një ekonomi prodhuese dhe në shërbim të qytetarit. Ne ofrojmë mundësinë që taksat e shqiptarëve mos të vidhen nga koncesionet dhe PPP-të. Shqipëria në Punë është vizioni që na drejton dhe frymëzon për të qenë konkurues jo me një forcë politike anti-biznes por të konkurueshëm me rajonin.”

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të martë se biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguan tatim-fitim. Nga ana tjetër, për bizneset me nën 10 milionë lekë te reja xhiro vjetore, nuk do të ketë TVSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *