Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se Partia Demokratike i ofron biznesit atë që kërkonë, taksa të ulëta prej 9% tatim fitimi, 9 % të ardhura personale, 15% TVSH, si mundësi për kthimin e invesitorëve të huaj dhe rritjen e konkurenës në rajon.

 

Në një postim Facebook, paraditen e së shtunës, Tabaku shprehet se:”Takim me biznesin për oferten ekonomike të PD-Këto katër vite bizneset janë mbyllur, investitoret e huaj janë larguar, taksat janë rritur me 1,5 mld Usd e borxhi me 2,5 mld të tjera. Biznesi kërkon taksa të ulëta dhe oferta prej 9% tatim fitimi, 9 % te ardhura personale, 15% TVSH do të rikthejë punën e investimet e huaja. Do na bëjë përsëri konkurues ne rajon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *