Subscribe

Është shoqërua rme debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku sot po dëshmon kryeministri Edi Rama.

 

Teksa Rama po i përgjigjej pyetjes së Helidon Bushatit, Tabaku e ka ndërprerë ndërsa Rama kërkoi t’i respektohej fjala.

 

Rama tha se ka shkuar në Komision si dëshmitarë dhe nëse do ta ‘nxirrnin nga lëkura’ do shihnin atë që kanë parë gjithmonë dhe që sipas tij, nuk u shijon.

 

“Imagjinoni tani që nga gjithë kjo tablo kaq dramatike, ka dalë një Shqipëri shumë më e pastër. Me gjithë këto procedura me njerëz pa eksperiencë, njerëz me amnezi, (Tabaku e ndërpret), e lash se të pret fillin e mendimit me sëpatë. E lash, iku tani. Unë kam ardhur si dëshmitar, nëse ju doni të më nxirrni nga lëkura do shihni gjënë që keni parë gjithmonë dhe s’është se ju shijon. Po ti pse hyn tani, ku hyn kjo tashi…”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *