E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tabaku: Çfarë përfitojnë banorët, reforma po bëhet për pushtet, jo për qytetarët

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ndërsa ka kundërshtuar projektin e PS për Reformën e re Territoriale.

Tabaku tha në sallën e Kuvendit se asnjë qytetar nuk është pyetur, çdo llogari e socialistëve ka të bëjë vetëm me pushtetin.

Reklamë

Sipas saj reforme e 2014-ës është shembulli më i mirë i dështimit.

“Çfarë përfitojnë ata banorët që po u vizatohen kufijtë në hartë. Të gjitha diskutimet ishin ne do fitojmë Poliçanin, Divjakën, Fierin, po për qytetarin kush mendon, po për shërbimet kush mban përgjegjësi. Nuk ka absolutisht asnjë llogari shërbimesh, as llogari financash, janë vetëm llogari pushteti. Nuk është dëgjuar askush. Në qytetin e Tiranës ku janë 30% e banorëve pa dëgjuar, reforma e 2014-ës është një nga shembujt që gjërat bëhen keq. Sot Tirana është kthyer në Universitet Korrupsioni”, tha Tabaku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.