Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar ndjesë për vendimin e Këshillit të  këtij qarku për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi” publicistit nga Kosova Veton Surroi.

 

Në një mesazh të shpërndarë në “Facebook”, Gjici e ka konsideruar një veprim të nxituar, ndërsa theksoi se ishte kërkesë e së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

 

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së! Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.”

 

Pak më herë, reagoi edhe  kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi këtë vendim një “lajthitje kolektive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *