E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Surpriza në Lezhë/ Salvador Kaçaj sfidon Pjerin Ndreun dhe “Kaubojsin”

Partia Bindja Demokratike e sapokrijuar nga Astrit Patozi ka depozituar mbrëmjen e të hënës në limitet e afateve kohore listën e kandidatëve për kryebashkiakë.

 

Bindja do të kandidojë në 25 bashki të vendit ndërsa në pjesën tjetër do të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur.

 

Reklamë

Kështu nën siglen e partisë Bindja Demokratike në qytetin e Lezhës do të garojë Salvador Kaçaj ish-kryetari i komunës së Shëngjinit.

 

Kaçaj është kandidatura e tretë për qytetin e Lezhes pas zyrtarizimit të Pjerin Ndreut nga PS e Eduard Ndocajt si I pavarur.

 

Po ashtu Bindja do të kandidojë edhe në Bulqizë me kandidatin Lirim Balla.

 

Balla do të kandidojë përballë kandidatit të PS, Lefter Alla.

 

Ndërsa në Klos, PBD nuk ka kandidaturë pasi aty garon si i pavarur ish deputeti i PD, Bedri Hoxha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë