Sfida hapëse e javës së 13 të superligës turke mes Galatasarit dhe Konyaspor e transmetuar në Tring ka dhuruar një rezultat surprize.

 

Kampionet ne fuqi të superligës turke, skuadra e trajnerit Fatih Terim është ndaluar në shtëpi në një barazim 1 me 1 dhe rrezikon tani që të humbasë edhe më shumë terren me Istanbul Basaksehir kryesuesin që luan të hënën ndeshjen e vet të kësaj jave.

 

Me pikën e marrë në këtë duel, Galatasarai mbetet i dyti me 24 pikë, 3 më pak sesa vendi i parë.

 

Ndonëse në pjesën e parë luajti më mirë, kontrolli ndeshjen ne aspektin e mbajtjes së topit, të zotët ë shtëpisë krijojnë pak raste për shënim ndërsa Konyaspor ishte shumë e rrezikshme në kundërsulm duke humbur një rast të pastër për shënim me anë të Jahovic.

 

Sulmuesi maqedonas humbi një tjetër rast të mirë në startin e pjesës së dytë ndërsa Shahiner pak më vonë goditi shtyllën e Muslerës. Por nëse nuk shënon do të pësosh, thotë një rregull i pashkruar në futboll dhe kështu ndodhi në minutën e 69 kur Demirok dënoi Konyasporin menjë autogol në portën e tij. Miqtë u dënuan në momentin e tyre më të mirë por nuk u demoralizuan ndonëse golin e barazimit e shënuan mes polemikash. Gjyqtari akordoi 11-metersh në minutën e 89 dhe ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin serdar Aziz për protesta. Nga pika e bardhe Skubic realizoi golin e barazimit dhe rezultati 1 me 1 nuk ndryshoi deri në fund. Të mërkurën Gallatasarai shkon në Moske për të luajtur në champions ndaj Lokomotives me moral jo shumë të lartë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *