E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmohet me raketa presidenti i Afganistanit kur po falej Kurban Bajrami

Gjatë kremtimit të Kurban Bajramit në disa vende të botës ka pasur dhe incidente.

 

Reklamë

Më i rëndi ka qënë në Afganistan ku të paktën 12 raketa janë hedhur në Kabul mëngjesin e kësaj të marte.  Disa prej raketave kanë synuar Pallatin Presidencial dhe zonën diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit.

 

Reklamë

Sulmi erdhi ndërsa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e faljes së Bajramit.

 

Zyrtarët afganë thanë se luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në lagjen e vjetër të qytetit, dhe flitet për të paktën 2 të plagosur.

 

Presidenti Ashraf Ghani po fliste drejtpërdrejt në televizion për të festuar Kurban Bajramin kur u dëgjuan shpërthime, disa prej tyre pranë pallatit presidencial.

 

Sulmi vjen pasi talebanët refuzuan ofertën e armëpushimit nga qeveria afgane një ditë më pare,  duke thënë se ata do të vazhdonin me sulmet e tyre.

 

Zona ku goditet raketa është një nga pjesët më të sigurta të Kabulit, ku ndodhen ambasadat dhe ndërtesat e qeverisë afgane.

 

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani, por vjen vetëm dy ditë pasi Ghani shpalli një armëpushim me talebanët përpara festimeve të Bajramit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë