Disa incidente ndodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut.
Një zyrë private, disa makina dhe një shtëpi janë përfshirë nga flakët, që dyshohet se janë vënë qëllimisht.
Automjeti i djegur i përkiste një prokurori shqiptar, ndërsa zyra rezulton në emrin e një këshilltari komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Partia e Ali Ahmetit dënoi me forcë ngjarjen duke akuzuar qeverinë për diskriminim ndaj shqiptarëve.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon gjithashtu edhe ndërhyrjen e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar. /vizionplus.tv





