E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmohen dy vëllezër në Greqi, rrihen brutalisht me shkopinj dhe goditen me thikë

Greqi– Dy vëllezër, 19 dhe 23 vjeç, janë sulmuar nga katër persona në orët e para të së premtes, teksa po ecnin në Dekelia Avenue, në zonën e quajtur Nea Philadelphia.

Sipas raportit të protothema.gr, sulmi i autorëve ka ndodhur i paprovokuar dhe papritur.

Reklamë

Dy të rinjtë kanë parë një makinë të vogël të zezë, e cila ndaloi para tyre dhe prej saj dolën 4 persona të veshur me të zeza, kapuç, shkopinj hekuri dhe thika.

Pa shkëmbyer asnjë fjalë me të rinjtë, sulmuesit i goditën ashpër me shkopinj në kokë.

Më pas ata goditën dy herë me thikë 19-vjeçarin dhe një herë vëllain e tij 23-vjeçar dhe vazhduan t’i rrihnin pa mëshirë.

Dokumentet nga sulmi i paraqitur nga protothema.gr janë tronditëse dhe vërtetojnë se dy të rinjtë kanë shpëtuar për mrekulli.

Pas sulmit, autorët i shanë duke përmendur emrin e grupit, hipën në makinën e zezë dhe u larguan.

Ngjarja tashmë po hetohet nga Departamenti i Dhunës dhe po mblidhen provat për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë