Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik 22:02

Një sulm nga forcat ruse të mërkurën në një qendër tregtare dhe treg në Dobropillia, një qytet pranë vijës së frontit të luftës, vrau dy persona, plagosi rreth 27 të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha, thanë zyrtarët.

Vadym Filashkin, guvernatori i rajonit lindor të Donjeckut, tha se një bombë 500-kilogramësh u hodh në orën 17:20, kur qytetarët ishin nëpër dyqane.

Ai tha se dy persona humbën jetën dhe 22 u plagosën, ndërsa tetë blloqe banimi dhe tetë automjete u shkatërruan. Video të postuara në internet shfaqnin zona rreth qendrës tregtare në flakë dhe tym.

“Zjarrfikësit po shuajnë zjarrin pasi ekziston mundësia që ende të ketë njerëz brenda qendrës tregtare”, tha Filashkin për televizionin ukrainas.

“Okupuesi e hodhi bombën në një kohë kur Dobropillia ishte plot me njerëz. Shumë ishin duke bërë pazar. Okupuesi e shënjestroi qëllimisht qendrën tregtare. Të gjitha qendrat tregtare përreth janë shkatërruar ose dëmtuar”, shtoi ai.

Shërbimet kombëtare të emergjencës së Ukrainës deklaruan se numri i të plagosurve ishte 27.

Filashkin më herët kishte thënë se rreth 30 stenda tregtare ishin dëmtuar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur në fjalimin e tij të përnatshëm me video, e përshkroi sulmin si “thjesht terror i tmerrshëm dhe idiot nga Rusia. Nuk ka logjikë ushtarake në këto sulme, vetëm përpjekje për të marrë sa më shumë jetë njerëzish”.

Dobropillia ndodhet në veriperëndim të Pokrovskut, një pikë kyçe e avancimit të ngadaltë rus drejt perëndimit të rajonit të Donjeckut prej muajsh.

Një sulm me raketa, raketahedhës dhe dronë në Dobropillia në mars kishte vrarë 11 persona, përfshirë pesë fëmijë./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
sulm rus Ukrain Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug

më shumë...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy dekadave

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.