Entjen Xhafaj komentoi në “Zgjedhje 2021” incidentin e shënuar gjatë fushatës në selinë e PD në Kavajë, ku mbeti i plagosur Bledar Okshtuni.

 

Ndërsa e konsideroi një ngjarje të dhimbshme, ai nuk mohoi që ky incident mund të ndikonte edhe në rezultatet e zgjedhjeve.

 

“Është diçka shumë e dhimbshme ajo histori që ndodhi aty. Isha tërësisht i shokuar, nuk arrita ta besoja, patën një klimë normale deri në atë moment. Pati një përpjekje për ta konsideruar atë një krim politik, pa investiguar dhe mundësuar një zbardhje, duke agravuar situatën në një nivel, ku ne u thamë aktivistëve tanë që mos të dilnin me makina të blinduara, sepse kishte një frymë nga kundërshtarët për një përplasje të madhe.”

 

Sipas tij, opozita, në këto zgjedhje realizoi një fushatë agresive.

 

“Ne akuzohemi se kemi pasur një fushatë agresive, e kundërta ka qenë e vërteta, opozita ka qenë agresive për të treguar që në rastin tim isha bandë. Nga ana jonë ka pasur një fushatë pozitive, bazuar mbi rekordin e këtyre tetë viteve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *