E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sulmi në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum, Rama: Shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur sulmin në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria e dënon këtë akt dhe bën thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike.

 “Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”, shkruan kryeministri Rama. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë