Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë

1 Qershor 14:05

Dhoma e Avokatisë ka reaguar lidhur me sulmin e dhunshëm kundrejt avokatit Sokol Mëngjesi.

Përmes një deklarate publike, Dhoma e Avokatisë, thotë se është duke ndjekur me shqetësim të madh ecurinë e gjendjes shëndetësore të Sokol Mëngjesit.

Lexo edhe :

Related Posts

Avokati në gjendje të stabilizuar, mjekët do tentojnë nesër nxjerrjen nga intubimi të Sokol Mëngjesit
Sokol Mëngjesi në Athinë për mjekim të specializuar, Dhoma e Avokatisë paralajmëron bojkot të seancave për 3 ditë
U dhunua brutalisht jashtë kopshtit të djalit, përmirësohet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Teksa e cilëson sulmin se akt tejet të rëndë kriminal, Dhoma e Avokatisë bën thirrje dhe kërkon nga të gjithë pa përjashtim, të respektojnë e të vlerësojnë me mirënjohje të veçantë rolin dhe kontributin e avokatit në funksionimin cilësor të drejtësisë.

Dhoma e Avokatisë do të përshkallëzojë qëndrimin e saj me qellim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.

Reagimi i plotë i Dhomës së Avokatisë:

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, me shqetësim të madh është duke ndjekur në vijimësi ecurinë e gjendjes shëndetësore të kolegut dhe njëkohësisht profesorit të Fakultetit të Drejtësisë, z.Sokol MENGJËSI.

Duke marrë shkas nga ky akt tejet i rëndë kriminal, i cili në analizën e gjithë qëndrimeve është inkurajuar nga denigrimet e vazhdueshme bërë figurës së avokatit, duke filluar që nga vlerësimet e politikës, të administratës shtetërore, të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të disa përfaqësuesve manipulues e keqadashës të medias e të publikut, kanë bërë që të frymëzojnë dhe ushqejnë eksese të tilla kriminale.

Komiteti Drejtues në mbledhjen e tij të ditës së Premte, më 31 Maj 2024, ju bën thirrje dhe kërkon nga të gjithë pa përjashtim, të respektojnë e të vlerësojnë me mirënjohje të veçantë rolin dhe kontributin e avokatit në funksionimin cilësor të drejtësisë.

Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomës, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për atë ç’ka i ndodhi kolegut Tonë.

Duhet të bëjmë me dije që ligjvënësi në një nen të veçantë të Kodit Penal, për shkak të rolit dhe veprimtarisë të rëndësishme publike, vë në mbrojtje të cilësuar subjekte të tilla si deputetin, gjyqtarin, prokurorin, avokatin, ushtarakun dhe një sërë subjektesh që ushtrojnë funksione publike.

Dhoma e Avokatisë do të përshkallëzojë qëndrimin e saj me qellim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.
Me shpresën që vepra të tilla dhune të mos përsëriten urojmë dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të kolegut Tonë Av. Sokol MENGJËSI.

Komiteti Drejtues gjen rastin të përcjell një vlersim të veçantë për ekipin e mjekëve të talentuar dhe të përkushtuar të cilët, që në kontaktin e parë dhe në vazhdim ndjekin dhe kujdesen për kolegun Tonë.

Gjithashtu, përshëndesim Drejtorinë e Policisë së Shtetit Tiranë, për profesionalizmin e treguar në evidentimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të këtij akti barbar, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Gjykata e Tiranës la sot në burg Dritan Nanon dhe Dorian Alian dy prej të akuzuarve për dhunën barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Me masën e sigurisë “burg pa afat” Nano dhe Alia u njohën këtë të shtunë, ndërsa janë akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim ndaj avokatit Mëngjesi.

Të akuzuarit kanë mohuar të jenë organizatorë të sulmit dhe sipas tyre ka qenë diçka rastësore. Gjatë marrjes në pyetje Nano ka thënë se nuk ka gisht në dhunën e ushtruar ndaj Mëngjesit. Ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë pavarësisht se mësohet se policia ka prova që përfshijnë si organizator ne ngjarje.

 Gjykata ka miratuar edhe kërkesën e prokurorisë për të vendosur si masë sigurie, “Burg pa afat” për Drivald Alian, Elton Kasajn dhe Romario Tabakun, të cilët janë ende në kërkim.

Masa e dhënë nga prokuroria ka zbutur akuzën ndaj të dyshuarve duke rikualifikuar veprën penale nga vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në “plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet kritike. Prej katër ditësh ai ndodhet në intubim në spitalin e Traumës, në gjendje të stabilizuar por pa asnjë ndryshim dhe po monitorohet intensivisht nga stafi mjekësor. Bluzat e bardha konfirmojnë se të hënën nëse gjendja paraqitet stabel, do të tentojnë ta nxjerrin nga intubimi.

/vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
sokol mengjesi

Nga e njëjta kategori

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjetojnë ditë të bukura deri në fund të vitit 2026

më shumë...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se cili do të jetë numri i ri në shpinën e Muçit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.