E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sulmi ndaj familjes shqiptare në Greqi, vdes babai, dy djemtë në gjendje të rëndë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e të hënës në Greqi, ku u ekzekutua një 54-vjeçar shqiptar, ndërsa mbetën të plagosur dy djemtë e tij dhe një tjetër person.

 

Sipas mediave vendase, 54-vjeçari së bashku me dy djemtë e tij ishin në sheshin Shen Sostis pranë banesës e tyre, kur janë qëlluar me armë zjarri.

 

Reklamë

Për të shpëtuar nga të shtënat, pjesëtarët e familjes shqiptare vrapuan drejt një lokali aty pranë ku u qëlluan sërish.

 

Si pasojë e plagëve të marra, babai i dy djemve nuk arriti të mbijetojë, ndërsa fëmijët e tij, 28 dhe 22 vjeç ndodhen në gjendje kritike në spital.

 

Gjatë sulmit ka mbetur e plagosur edhe një 18-vjeçare e cila ishte kameriere në lokal.

 

Sipas policisë kjo është një ngjarje që ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërsa nuk ka ende të dhëna për autorët e sulmit.

 

 

Më shumë video

Reklamë