Kosova
Sulmi ndaj familjes Jashari, kujtohet 27-vjetori i rezistencës që iu bë forcave ushtarake serbe

Sot shënohet 27-vjetori i sulmit të dytë të policisë serbe mbi familjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, në Prekaz.
Shumë qytetarë dhe ushtarakë bënë homazhe në nder të dëshmorëve.
Mëngjesin e 22 janarit 1998, forcat serbe iu drejtuan kullës së Jasharëve duke e goditur atë me armë të llojeve të ndryshme.
Atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, por sulmit iu përgjigjën Hamza dhe Shaban Jashari, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.
Ndërsa sulmi i tretë në kullë ndodhi në mars të po atij viti. Pas një lufte që zgjati tri ditë, ranë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar, Adem Jashari.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




