E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulmi me armë zjarri në Athinë, kush është shqiptari i plagosur, i arrestuar më parë për vrasje

Është identifikuar shqiptari i plagosur në Athinë, pas sulmit me armë zjarri.

Sipas mediave greke, ai është Florian B., 36 vjeç nga Tirana.

Shqiptari i plagosur ka vuajtur dënimin me 15 vite burg për vrasje. Ai është dënuar për vrasje në bashkëpunim në vitin 2000, është liruar me kusht në vitin 2018.

Sulmi me armë ditën e sotme ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Sipas mediave greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. Nga një makinë fuoristradë është gjuajtuar me armë zjarri në drejtim të shqiptarit, i cili ndodhej në një lokal./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë