Subscribe

98% e shërbimeve të e-Albania tashmë janë funksionale, ndërkohë sigurohet që asnjë e dhënë e institucioneve shtetërore apo të dhënat personale të qytetarëve nuk kanë pësuar dëme.

 

Kjo ishte deklarata e parë publike pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë.

 

Zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe drejtuesja e AKSHI-t Linda Karcanaj folën për ecurinë e përpjekjeve për t’i bërë ballë agresionit online, të asistuar nga Microsoft dhe FBI.

 

 

BELINDA BALLUKU

ZV/KRYEMINISTRE

 

Sistemet po rikuperohen dhe po kthehen në normalitet. U lanë detyra për të gjithë aktorët e fushës dhe janë marrë vendime për bashkëpunime me Microsoft por edhe FBI që na dha mbështetjen që ditën e parë apo dhe shërbime të tjera inteligjente.

 

 

Drejtuesja e Agjencisë së Informacionit shpjegoi 2 llojet e sulmeve kibernetike që goditën para pak ditësh vendin.

 

 

Kishte 2 lloje sulmi, ransomware dhe 0 clear. Aktiviteti i parë nisi në formën e sulmit ransomware për inkriptimin e të dhënave për të bërë më pas dekriptimin kundrejt pagesës. Por ishte tjetër sulm për të fshirë të dhënat. Falë reagimit të shpejtë nuk pati humbje të dhënash pavarësisht se ishte një shkalle të lartë, u krye izolimi i menjëhershëm duke zbatuar protokollet deri në vlerësimin dhe analizën e plotë të situatës. Sistemet u verifikuan 1 nga 1.

 

 

Ndër të tjera ajo tha se e-Albania është thuajse në funksion të plotë, ku brenda një kohe të shkurtër mendohet se do të jenë aktive të gjitha shërbimet.

 

 

Falë bashkëpunimit me partnerët dhe punës së madhe nga stafi i AKSHI-t kemi këtë status, faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u kthyen në punë brenda 12 orësh. Mbi 98% e shërbimeve online janë funksionale. E-albania është kthyer për 1202 shërbime. Të vetmet që po punohet ende është njehsimi i diplomave dhe lëshimi i certifikatave, lista e notës dhe vërtetimi i i diplomës, kryerja e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike.

 

 

Në lidhje me sulmin kibernetik, më herët zyra e kryeministrisë deklaroi se kjo ka ardhur nga e njëjta dorë që vitin e fundit ka goditur disa vende në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *