Subscribe

Sulmi kibernetik në sistemet qeveritare ka sjellë kaos në shërbimet shtetërore për qytetarët.

 

Këtë fillim jave të gjitha shërbimet që ofrohen nga portali E-Albania nuk kanë qenë të aksesueshme dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehen.

 

Bëhet fjalë për bllokim të shërbimit të pasaportave, konsullore, vërtetime, dokumente pronësie, automjetesh, recete mjekësore, etj.

 

Kjo e hënë për noterët dhe jo vetëm ishe një ditë pune thuajse pushimi.

 

Sot ne mund të themi se kemi punuar me 30 % të kapaciteteve, pra kemi punuar vetëm me sistemin tonë të brendshëm, cdo shërbim tjetër që kërkon  ndërvperim me insititiucion nuk është ofruar. Pra sot qytetaret nuk rregjistrojnë dot një akt pronësie, nuk marrin dot një certifikatë, nuk rregjistrojnë të dhënat për automjete, pasi s’ka trasferim të dhënash nga zyrat  e shtetit etj- u shpreh Vasil Martini nga dhoma kombëtare e noterëve

 

Për shkak të kësaj situate, disa nga institucionet kanë marrë masa të brendshme për të zhbllokuar shërbimet kryesore. Ministria e arsimit ka vendosur shtyrjen pa afat të regjistrimeve për klasat e para.

 

Qendra spitalore ka vendosur që recetat mjekësore që merren online, të zgjidhen me një sistem të brendshëm.

 

Mnistria e brendshme njofton se ka rikthyer sportelet fizike, deri ne perfundim tw sulmit.

 

Qeveria e ka konsideruar sulmin si kompleks dhe me shkallë të gjerë që ka nisur gjatë ditës së premte.

 

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por deri më tani qeveria thotë se dëmi i shkaktuar është vetëm bllokimi i shërbime, ndërsa nuk ka rrjedhje apo cenim të sigurisë së të dhënave. Aktualisht ekspertë të huaj nga Micosoft si dhe ata të kompanisë amerikane Jones Group Internacional po punojnë për rikthimin e normalitetit.

 

Nuk ka ende një konfirmim kur do të rikthehen shërbimet online, ndërsa çdo institucion duhet të sqarojë se si do të veprohet për ato shërbime që kanë afate dhe që shoqërohen me penalitete.

 

Nëse kjo zgjat në kohë atëherë do të kemi qytetarët që do vijnë fizikisht në zyrat tona për të kërkuar nga afër shpjegime, ndërkohë që ne vet nuk dimë se kur dot ë stabilizohet situata- vijon më tej noter Martini

 

Ekspertët vërejnë se një sulm i tillë, i ngjashëm me disa të tillë në shtete të tjera, ishte i pritshëm për pasojë shërbimet janë mbyllur për të mos lejuar hakerat që të dëmtonin sistemin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *