Subscribe

Sistemi TIMS është rikthyer edhe në portin e Durrësit. Që nga mbrëmja e djeshme, të gjithë sportelet në pikën e kalimit kufitar të portit më të madh të vendit, kanë funksinuar dhe kalmi i pasagjerëve është bërë me anë të sistemit të komjuterizuar TIMS.

 

Që nga dita e sulmit kibernetik, edhe në portin e Durrësit efektivët e policisë kufitare u detyruan të punojnë me rregjistrat manualë, ndërkohë që nuk pati probeleme që mund të shkaktonin radhë ose vonesa të tejzgjtura në përpunimin e pasagjerëve. Për shkak se në këtë periudhë nuk ka fluks të lartë pasagjerësh, situata në port ka qenë e qetë. dita e sotme ka qenë normale dhe në mëngjes kanë mbërritur 2 tragete nga Bari me afro 750 pasagjerë në total.

 

Është rikthyer sistemi TIMS edhe në doganën e Bllatës në Dibër. Mësohet se shërbimi online në këtë doganë është rikthyer në orët e para të ditës së sotme, ndërsa herë pas here ka shfaqur probleme duke detyruar që punëonjësit e sporteleve të punojnë me të dyja metodat edhe me regjistra fizik edhe me sistemin online.

 

Për shkak të shkëputjeve të herëpas’hershme, në këtë pikë doganore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut janë krijuar radhë të gjata automjetesh, kryesisht në dalje të vendit tonë.

 

Burime pranë strukturës doganore thanë se po punohet për normalizimin e sistemit online, në mënyrë që të shmangen pritjet e qytetarëve në hyrje – dalje me Maqedoninë e Veriut nëpërmjet Dibrës së Madhe.

 

Mbrëmjen e së premtes sistemi doganor në vendin tonë u sulmua nga hakerat Iranian si një shenjë hakmarrjeje ndaj vendit tonë për strehimin e Muxhahedinëve në Manz të Durrësit. Ky ishte sulmi i dytë kibernetik në harkun kohor të dy muajve pasi me datë 15 Korrik, u sulmuan shërbimet online të qeverisë duke bllokuar portalin e-Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *