E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi izraelit ndaj spitalit në Gaza, shkon në 20 numri i viktimave, dhjetëra të tjerë të plagosur

Ushtria izraelite ka shënjestruar spitalin Nasser në Gazën jugore këtë të hënë duke vrarë rreth 20 persona.

Mes viktimave janë 5 gazetarë dhe punonjës mediash.

Reklamë

Sipas raportimeve, një sulm fillestar ndodhi gjatë orëve të paradites në pjesën e sipërme pranë taracës së spitalit.

Ndërkohë që  reporterët dhe fotografët kishin mbërritur për të dëshmuar ngjarjen një sulm Ii dytë në të njëjtin vend i la të vdekur në vend.

Përveç viktimave, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Pamjet e publikuara treguan çantat, mikrofonët dhe paisjet që gazetarët kishin lënë pas si dhe kaosin e shkaktuar nga bombardimi.

Ushtria izraelitke ka konfirmuar sulmin mbi spital por ka mohuar të kishte për shënjestër civilët.

Autoritetet kanë urdhëruar nisjen e hetimit për zbardhjen e rrethanave.

Sulmi është dënuar nga organizatat ndërkombëtare ndërsa numri i punonjësve të mediave të vrarë gjatë luftës në rripin e Gazës ka shkuar në mbi 200.

Gjatë natës ushtria izraelite shënjestroi edhe Jemenin ku vrau 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas, të mbështetur nga Irani  gjuajtën municione thërrmuese drejt Izraelit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë