E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sulmi i SHBA-së dhe Izraelit, ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve në Iran: Për çdo nevojë kontaktoni këto përfaqësi diplomatike (LISTA)

Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Iran që të tregojnë kujdes të shtuar.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.

MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.

Reklamë

Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: [email protected]

Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: [email protected]

Tel: +965 94048219

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]

Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]

Tel: +971 50 980 7881

AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI

Email: [email protected]

Tel: +90 (549) 561 19 85

Vazhdo të lexosh

Reklamë