E shtunë, 28 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Bota

Sulmet në Venezuelë, reagon BE: Po e ndjekim nga afër situatën, bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka reaguar pas sulmit të SHBA në Venezuelë dhe arrestimit të presidentit Maduro.

Kallas u shpreh se ka zhvilluar biseda me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si dhe me ambasadorin e BE-së në Karakas.

“Në çdo rrethanë, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara duhet të respektohen. Bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje. Siguria e qytetarëve të BE-së në vend është prioriteti ynë kryesor”, shkruan Kallas në rrjetet sociale.

Ndërkohë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në një postim në rrjetin social X, Costa deklaroi se Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje të situatës në Venezuelë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Reklamë

Ai theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Venezuelë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë