E diel, 29 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 9 persona në Gaza, mes tyre edhe fëmijë

Nëntë persona humbën jetën herët këtë mëngjes si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Shërbimi i Mbrojtjes Civile i enklavës palestineze. Sipas këtij burimi, sulmet në veri dhe jug të Gazës shkaktuan vdekjen e nëntë personave, përfshirë tre fëmijë, ndërsa 31 të tjerë u plagosën.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se kreu “sulme të synuara” pasi ushtarët e saj u qëlluan me armë zjarri, duke rezultuar në plagosjen e rëndë të një oficeri. Ushtria tha se sulmet u drejtuan kundër personave që i cilësoi si “terroristë”.

Situata humanitare në Rripin e Gazës mbetet e rënduar, me shërbimet shëndetësore dhe të emergjencës që përballen me mungesa të mëdha, ndërsa civilët vazhdojnë të jenë viktimat kryesore të dhunës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë