E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm militant në Mali, humbin jetën 25 ushtarë, zhduken 60 të tjerë

Të paktën 25 ushtarë kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas një sulmi militant në dy kampe ushtarake në Mali.

 

Sipas mediave ndërkombëtare kampet që ndodhi sulmi ndodhen në qytetet e Boulkessy dhe Mondoro afër kufirit me Burkina Faso.

 

Reklamë

Ndërkohë gjatë kësaj ngjarje qeveria raportoi se trupat ushtarakë vranë 15 militantë dhe zona është rikuperuar, por humbën shumë pajisje ushtarake. Forcat ushtarake të Malit kanë nisur në operacion të përbashkët me forcat franceze në rajon.

 

Në Mali që prej vitit 2012, ka pasur dhunë pasi militantët morën veriun e vendit dhe Franca ndërhyri ushtarakisht.

 

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër trupave qeveritare këtë vit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë