E martë, 22 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me thikë në një festival në Gjermani, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

Tre persona mbetën të vdekur dhe 8 të tjerë u palgosën në një sulm masiv me thikë në një festival në qytetin Solingen në perëndim të gjermanisë.

Vitkimat janë dy burra dhe një grua.

5 prej persoanev të plagosur janë në gjendje kritike për jetën, raportoi policia në një deklaratë herët këtë të shtunë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së kaluar ndërsa autori ende i paindentifikuar ndodhet në arrati.  Autoritetet gjermane po vijojnë një operacion masiv për identifkimin dhe arrestimin e tij.  Qindra forca policie, automjete të rënda dhe helikopterë janë nxjerr në terren.

Reklamë

Paraprakisht policia ka deklaruar se sulmi është kryer me mjet prerës, thikë dhe se autori besohet të ketë vepruar i vetëm.

Autoritetet ligjzbatuese po hetojnë vendin e ngjarjes dhe inrtervistojnë personat e lënduar për të zbuluar edhe shkakun që shtyu autorin të kryente krimine  rëndë.

Krerët e shtetit kanë reaguar të tronditur dhe kanë kërkuar kapjen e autorit  dhe vendosjen e tij përpara drejtësisë.

Sulmi ndodhi në një shesh në qendër të Solingen në festivalin që do të shënonte 650-vjetorin e qytetit, e që nisi të premten dhe supozohej të zgjaste deri të dielën.

Pas ngjarjes të gjitha aktivitetet u anuluan. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë