E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me dron në një spital në Sudan, 70 të vdekur

Të paktën 70 persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron në spitalin kryesor në El Fasher, një qytet i rrethuar në Sudanin perëndimor.

“Sulmi i tmerrshëm në spitalin saudit në El Fasher, Sudan, shkaktoi 70 vdekje dhe 19 plagosje mes pacientëve dhe atyre që i shoqëronin”,  tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom në një mesazh të postuar në X.

“Në momentin e sulmit, spitali ishte plot me pacientë”, shtoi ai.

Tedros paralajmëroi se aksesi në kujdesin shëndetësor në El Fasher “ishte tashmë shumë i kufizuar” pasi shumica e objekteve ishin mbyllur për shkak të luftimeve të ashpra.

Spitali saudit, i cili është “i vetmi spital që operon në El Fasher, ofron shërbime të tilla si gjinekologji-obstetrikë, patologji, kirurgji dhe pediatri”, tha Tedros.

Përveç kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dënoi në një deklaratë sulmin ndaj spitalit të cilin e përshkroi si “shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar” duke bërë thirrje për “mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë dhe punëtorëve në organizatat humanitare”.

Që nga prilli 2023, Sudani është në mes të një lufte të egër midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF)./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë