Bota
Sulm me bombë në Kabul, humbin jetën 10 persona

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Aganistanit.
Shpërthimi ndodhi pranë një zone të rrethuar me forca të larta sigurie pranë ndërtesave të ambasadave dhe qeverisë.
Reklamë
Aty ishin zyrat e Nato-s dhe të Ambasadës Amerikane, por nga sulmi me makinë bombë u shkatërruan dyqanet dhe makinat pranë.Sipas mediave ndërkombëtare mes viktimave janë dhe dy punonjës të NATO-s.
Në shënjestër kishin një kolonë të forcave të huaja. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Nasrat Rahimi njoftoi se viktimat ishin civile, pa dhënë detaje të tjera.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




