E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me armë në spital, vritet polici dhe tre persona të tjerë

Katër vetë kanë vdekur në një sulm me armë në një spital në Chicago, duke përfshirë dy anëtare femra të stafit dhe një oficer policie, si dhe vetë autori i sulmit.

 

Reklamë

BBC thotë se dy gratë e vrara ishin përkatësisht  mjeke dhe asistente farmaceutike.

 

Një zëdhënës i policisë tha se autori kishte vdekur në një shkëmbim të shtënash, por nuk është e qartë nëse ai kreu vetvrasje.

 

Një oficer i dytë ka shmangur dëmtimin pasi një plumb që ishte nisur në drejtim të tij, ngeci në armë, thotë policia.

 

Zyrtarët thonë se njeriu i armatosur duket se ka synuar një grua me të cilën ai ishte në një marrëdhënie, por ata nuk dinë motivin e saktë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë