Bota
Sulm me armë në një shkollë në Brazil, humbin jetën 8 persona

Tetë persona kanë humbur jetë, pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Brazil.
Reklamë
Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Suzano, në rajonin metropolitan të São Paulos.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga sulmi kanë humbur jetën pesë studentë dhe një punonjës.
Autorë të kësaj ngjarje të rëndë janë dy adoleshentë të cilët me kapuç në kokë, kanë hyrë në ndërtesë duke gjuajtur me egërsi.
Ndërkohë autoritetet policore bëjnë me dije se dy sulmuesit kanë humbur jetën, pasi kryen vetëvrasje pas masakrës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




