E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me armë në një dasmë në Afganistan, humbin jetën tre persona

Persona të armatosur që prezantoheshin si talebanë sulmuan të ftuarit në një dasmë në Afganistan. Ata kërkuan që të fiknin muzikën dhe vranë tre persona.

 

Zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid tha të shtunën se dy nga tre sulmuesit ishin arrestuar dhe mohoi pretendimet se ata po vepronin në emër të lëvizjes islamike.

 

Reklamë

“Mbrëmë, në dasmën e Haji Malang Janit në fshatin Shamspur Mar Ghundi të Nangarharit, tre persona që u prezantuan si talebanë hynë në dasmë dhe kërkuan që muzika të ndalej. Si pasojë e të shtënave, të paktën tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur”, tha ai.

 

Qazi Mullah Adel, zëdhënës i guvernatorit taleban në provincën Nangarhar, konfirmoi incidentin, por nuk dha detaje. Një i afërm i viktimave tha se luftëtarët talebanë kishin hapur zjarr ndërsa po luhej muzika.

Vazhdo të lexosh

Reklamë