Të paktën 43 persona kanë humbur jetën dhe 83 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ka ndodhur këtë të martë afër një salle dasme në Kabul të Afganistanit.

 

Sipas mediave ndërkombëtare të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitale për të marrë ndihmën mjeksore, ku bëhet me dije se disa prej tyre ndodhen në gjëndje të rëndë.

 

Dyshohet se shpërthimi është kryer nga një kamikaz që ka shënjestruar një mbledhje të studiuesve fetarë në një sallë dasmash, të cilët kanë qenë duke festuar ditëlindjen e Profetit Muhamed.

 

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në Kabul, por dyshohet se pas masakres qendrojne ekstremistet e ISIS.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *