E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm i ri me raketa në aeroportin e Riadit, Huthët kërcënojnë me goditje të tjera

Aeroporti Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite është bërë sërish shënjestër e një sulmi me raketa, një ditë pas goditjes vdekjeprurëse për të cilën rebelët Huthi morën përgjegjësinë dhe që shkaktoi 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur.

 Sipas raportimeve të Al Jazeera, një raketë goditi Terminalin 4, duke shkaktuar zjarr, ndërsa autoritetet konfirmuan se nga sulmi i fundit pati edhe të plagosur, pa bërë të ditur numrin e tyre.

Reklamë

Zhvillimet e fundit kanë shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

Huthët kanë paralajmëruar sulme të tjera ndaj aeroporteve dhe porteve saudite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.