E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm i armatosur brenda një kishe në Stamboll, raportohet për viktima

Një sulm i armatosur ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kishën katolike të Santa Maria në Stamboll, gjatë shërbesës.

Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve DHA, një person ka humbur jetën.

Mediet turke raportojnë se dy persona të maskuar kanë hyrë në kishën katolike Santa maria në lagjen Sariyer të Stambollit gjatë shërbesës dhe kanë hapur zjarr ndaj njerëzve brenda sallës.

Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya theksoi se ka nisur një hetim për incidentin, duke shtuar se “gjatë shërbesës në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer, një burrë që po merrte pjesë në shërbim u sulmua me armë nga dy persona të maskuar dhe fatkeqësisht humbi jetën. Për këtë çështje ka nisur një hetim i gjerë dhe po punohet për kapjen e autorëve. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të rëndë”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë