E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Sulltan Novruzi shënon fitoren e errësirës mbi dritën”/ Balla tallet me gafën e radhës së Bashës

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla ka ironizuar Lulzim Bashën, pas gafës së radhës së kryedemokratit.

Teksa iu uronte të gjithë besimtarëve Sulltan Nevruzin, Basha u shpreh se kjo ditë e veçantë shënon fitoren e errësirës mbi dritën, në vend që të thoshte “fitoren e dritës mbi errësirën”.

“Dua t’iu uroj të gjithë shqiptarëve, të çdo besimi, këtë ditë të veçantë, e cila shënon fitoren e errësirës mbi dritën dhe në këtë mënyrë simbolizon shpresën dhe besimin tek e ardhmja”, u shpreh Basha.

Ky gabim nuk i ka shpëtuar Taulant Ballës, i cili shkruan se 25 prilli do të jetë dita kur “drita do të fitojë në përballjen me errësirën e mendjes së Bashës dhe Berishës”.

Reklamë

“O zot! Kur tha ta bëjmë ditën natë e kuptuam që e ka për shkak të gjumit. Po që errësira të fitojë mbi dritën, o Lulezim nuk ke asnjë shans Sulltan Nevruzi eshte festat e ringjalljes se jetës, së drites. Edhe 25 Prilli është dita kur drita do të fitojë në përballjen me errësirën e mendjes tënde, të bab Saliut, të Likes bashkë me filxhanin e zi të Monës”, shkruan Balla.

 

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/912361652877743

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë